Politike

Berisha publikon denoncimin: Krimineli elektoral Gentian Berberi shpërndan lekë për vota me furgon policie

Në denoncimin e qytetarit digjital thuhet se Berberi ka përdorur një furgon policie për të shpërndarë paratë, duke ushtruar presion mbi bizneset që të mbështesin kandidatin e PS, me udhëzimet e Edi Ramës.

10 Maj 2025, 21:06 Nga E. D
Berisha publikon denoncimin: Krimineli elektoral Gentian Berberi shpërndan
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokrati, Sali Berisha, ka ndarë një denoncim për një krim elektoral të ndodhur në Kukës. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Berisha ka publikuar një denoncim nga një qytetar digjital, ku thekson se Gentian Berberi, një person i lidhur ngushtësisht me strukturat e policisë dhe nën akuzën e narko-komisarit, ka shpërndarë para në këmbim të votave. Në denoncimin e qytetarit digjital thuhet se Berberi ka përdorur një furgon policie për të shpërndarë paratë, duke ushtruar presion mbi bizneset që të mbështesin kandidatin e PS, me udhëzimet e Edi Ramës.

Postimi i plotë:

Krimineli elektoral Gentian Berberi ndan lekë me furgon policie.
Dënoj me forcën më të madhe krimin e shëmtuar të narko-komisarit Berberi.
[????] Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Pershendetje dr drejtori i policise se qarkut te Kukesit pas presionit qe ka bere mbi bizneset qe te votojne per kandidatin e PS me urdher te Edi Rames ka dal hapur dhe shperndane lek per vote me furgon policie. Ju lutem denoncojeni kete kriminel!

sali berisha gentian berberi zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll