Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Mungon shiriti i sigurisë në një qendër votimi në Korçë, Policia nuk e merr në dorëzim

Sipas informacioneve paraprake, materialet zgjedhore janë dorëzuar në këtë qendër votimit, por policia nuk po merr qendrën e votimit në dorëzim, ndërsa pritet që KZAZ të kryej verifikimet përkatëse.

10 Maj 2025, 16:39 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Mungon shiriti i sigurisë në një
Qendra

KORÇA- Në një qendër votimi në Vithkuq në Korçë, e cila mban numrin 41/70, mungon shiriti i sigurisë që vihet tek dera e qendrës së votimit. Sipas informacioneve paraprake, materialet zgjedhore janë dorëzuar në këtë qendër votimit, por policia nuk po merr qendrën e votimit në dorëzim, ndërsa pritet që KZAZ të kryej verifikimet përkatëse.

Këtë të shtunë të 10 majit vendi ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

korca

Sondazh

Poll