Aktualitet

I zuri poshtë dheu pas shembjes së kanalit të HEC-it në Gramsh, gjendet trupi i pajetë i një punëtori, vijojnë kërkimet për tjetrin

Kanali i një hidrocentrali në fshatin Poroçan është shembur dhe si pasojë dyshohet se dheu ka zënë poshtë dy punëtorë. 

10 Maj 2025, 14:06 Nga r.ll
I zuri poshtë dheu pas shembjes së kanalit të HEC-it në
foto ilustruese

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit. Kanali i një hidrocentrali në fshat është shembur dhe si pasojë dyshohet se dheu ka zënë poshtë dy punëtorë. Zjarrfikësja dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë të njërit prej punëtorëve.

Pak ditë më parë një tragjedi e tillë ka ndodhur në Klos, ku shembja e një masivi minerali, zuri poshtë një 29-vjeçar që po punontë aty me fadromë. Trupi i pajetë i Ardit Beshirit u gjet pas 6 ditësh kërkimesh, që u asistuan edhe nga Forcat Speciale të Kosovës.

gramsh

Sondazh

Poll