Aktualitet

Rëndohet bilanci nga shembja e masivit të dheut në Gramsh/ Gjendet i pajetë edhe punëtori tjetër (EMRAT)

Kanali i një hidrocentrali në fshat është shembur dhe si pasojë dheu ka zënë poshtë dy punëtorë. Mësohet se viktimat ishin të moshës 22 dhe 32 vjeçare dhe po punonin në një kantier ndërtimi kur u shemb aksidentalisht një masiv dheu. 

10 Maj 2025, 14:57 Nga M.L
Rëndohet bilanci nga shembja e masivit të dheut në Gramsh/
Foto nga vendngjarja

GRAMSH- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Poroçan të Gramshit. Kanali i një hidrocentrali në fshat është shembur dhe si pasojë dheu ka zënë poshtë dy punëtorë. Mësohet se viktimat; Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32-vjeç dhe po punonin në një kantier ndërtimi kur u shemb aksidentalisht masivi i  dheut.

Trupat e tyre të pajetë janë gjetur nga grupet e ekip-shpëtimit dhe zjarrfikëseve të cilat kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe rrethanave të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak/Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit Abas Basha 22-vjeç dhe 32-vjeçari Egzon Lleshi Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

gramsh

Sondazh

Poll