Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në 3 KZAZ në Fier

Sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qendrave të votimit ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit, administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97 qendrat e votimit për 157 761 zgjedhës.

10 Maj 2025, 13:45 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në 3
Foto nga vendi i ngjarjes

FIER- Edhe në Bashkinë e Fierit ka filluar mesditën e sotme shpërndarja e materialeve zgjedhore në tre KZAZ- të 58, 59 dhe 60. Sipas ligjit zgjedhor ato janë tërhequr nga kryetarët dhe sekretarët e qendrave të votimit ndërsa shpërndarja në kohë i paraprin organizimit, administrimit, zhvillimit dhe mbikqyrjes sa më të mirë të ecurisë së procesit zgjedhor në të 97 qendrat e votimit për 157 761 zgjedhës.

Mësohet se në KZAZ-në 60 është bërë shpërndarja për 97 qendrat e votimit të qytetit, ndërsa në KZAZ- të 58 dhe 59 po bëhet shpërndarja për qendrat e votimit në njësitë administrative. Nga ana tjetër në orën 12:00 ka filluar shpërndarja e bazës materiale zgjedhore edhe në bashkitë e tjera të qarkut.

zgjedhjet

Sondazh

Poll