Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokurorët e SPAK "shpërndahen" në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Këto lëvizje po bëhen veçanërisht në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor ndërsa mësohet se janë caktuar nga dy prokurorë.

10 Maj 2025, 13:14 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Prokurorët e SPAK "shpërndahen"
Foto ilustruese

TIRANA- Vendi sot ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërmë qendrave të votimit në gjithë vendin. 3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.

Ndërkohë bëhet me dije së në orët e para të mëngjesit të sotëm, në 12 qarqet e vendit kanë zbarkuar prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Sipas informacioneve paraprake, ata shoqërohen nga agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Këto lëvizje po bëhen veçanërisht në qarqet që mund të konsiderohen si zona të nxehta për krimin zgjedhor ndërsa mësohet se janë caktuar nga dy prokurorë. Qarqe të tilla janë Fieri, Elbasani, Durrësi, Shkodra dhe Lezha. Gjithashtu raportohet se për krimet zgjedhore në Tiranë janë caktuar prokurorë të posaçëm.

krimet zgjedhore

Sondazh

Poll