Aktualitet

I ngriti pritë poshtë shtëpisë, 22-vjeçari shqiptar plagos me thikë oficerin e policisë në Greqi 

Mediat greke shkruajnë se një banor që nxitoi në vendngjarje menjëherë pas sulmit tha se 22-vjeçari kishte ngritur vazhdimisht pritë, të paktën 2-3 herë mbi oficerin 49-vjeçar të policisë, i cili priste jashtë shtëpisë së tij.

10 Maj 2025, 13:54 Nga M.B
I ngriti pritë poshtë shtëpisë, 22-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese

GREQIA- Një 22-vjeçari shqiptar ka goditur me thikë një oficer policie dje pasdite në Halkidiki të Greqisë, teksa i kishte ngritur pritë poshtë shtëpisë dhe kjo nuk ishte hera e parë që ndodhte. Mediat greke shkruajnë se një banor që nxitoi në vendngjarje menjëherë pas sulmit tha se 22-vjeçari kishte ngritur vazhdimisht pritë, të paktën 2-3 herë mbi oficerin 49-vjeçar të policisë, i cili priste jashtë shtëpisë së tij.

Sipas informacioneve banesa e tij ndodhet në të njëjtën ndërtesë me biznesin e zdrukthëtarisë që ai drejton me vëllain e tij. Gjithashtu bëhet me dije se 22-vjeçari është i përfshirë në trafikun e drogës, por nuk ka pasur asgjë të përbashkët mes tij dhe oficerit.

Ai e kishte pritur poshtë shtëpisë së tij në të kaluarën, 2-3 herë ndërsa dje nxori një thikë duke e goditur. Gjithçka ndodhi jashtë shtëpisë së tij, ku jeton me familjen e tij. Sipas mediave greke oficeri është një njeri familjar model me dy fëmijë, banor i përhershëm i Halkidikisë prej vitesh. Oficeri u transportua në Spitalin e Poligjiros me lëndime të lehta ndërsa 22-vjeçari shqiptar u arrestua dhe akuzohet për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët.

greqia

Sondazh

Poll