Politike

Rama valëvit flamurin e nisjes së etapës së dytë të Giro d'Italia nga sheshi "Skënderbej", shoqërohet nga bashkëshortja dhe djali

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga i biri, Zaho, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, si edhe nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, kanë valëvitur flamurin e nisjes së çiklistit të parë.

10 Maj 2025, 14:24 Nga M.B
Rama valëvit flamurin e nisjes së etapës së dytë
Sheshi "Skënderbej"

TIRANA- Nga ora 13:25 ka nisur Etapa e Dytë e "Giro d'Italia" nga sheshi "Skënderbej" në Tiranë. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga i biri, Zaho, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, si edhe nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, kanë valëvitur flamurin e nisjes së çiklistit të parë.

Ndërkohë, një orë nga nisja e Etapës së Dytë të "Giro d'Italia" në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u pa i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël, Zaho, në sheshin "Skënderbej".

Rama valëvit flamurin e nisjes së etapës së dytë
Rama me djalin dhe bashkëshorten

edi rama

Sondazh

Poll