Politike

Takimet përmbyllëse të fushatave elektorale/ LaCivita poston videon dhe ironizon Ramën: Një fitues…një humbës

LaCivita publikoi pamjet e mitingut të PD në Bulevardin e Ri, duke e krahasuar me takimin e kryeministrit Edi Ramës në Parkun Olimpik.

10 Maj 2025, 12:33 Nga r.ll
Takimet përmbyllëse të fushatave elektorale/ LaCivita poston
chris la civita

TIRANË- Drejtuesi i fushatës elektorale të koalicionit "PD-ASHM", amerikani Chris LaCivita ka ndarë sot një postim në rrjetet sociale për takimet përmbyllëse të opozitës dhe PS-së. 

LaCivita publikoi pamjet e mitingut të PD në Bulevardin e Ri, duke e krahasuar me takimin e kryeministrit Edi Ramës në Parkun Olimpik.

“Tubimet përmbyllëse sonte në Shqipëri…një fitues…një humbës”, shprehet LaCivita me ironi në postimin e tij në platformën "X".

Në mbylljen e fushatës së PD-së, LaCivita theksoi se shqiptarët duhet të dalin e të votojnë në 11 maj dhe të pushojnë nga puna, Edi Ramën. LaCivita theksoi se Shqipëria nuk mund të lejojë edhe një mandate tjetër të Edi Ramës. Strategu nënvizoi gjithashtu rëndësinë e këtyre zgjedhjeve jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vëmendjen ndërkombëtare. 

chris lacivita edi rama sali berisha

Sondazh

Poll