Politike

Incidenti në Maqellarë, policia dërgon në SPAK materialet për korrupsion në zgjedhje për Fiqiri Palin dhe një tjetër

Më herët u bë me dije se kandidati i PD për deputet në Dibër, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

10 Maj 2025, 14:13 Nga r.ll
Incidenti në Maqellarë, policia dërgon në SPAK materialet
pamje nga maqellara

DIBËR- Policia ka dalë më një tjetër njoftim për incidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Maqellarë. Në njoftim bëhet me dije se janë referuar në SPAK materialet proceduriale për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje" për Hekuran Maleçan, 54 vjeç dhe Fiqiri Palin, 57 vjeç. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Në vijim të hetimeve të kryera lidhur me ngjarjen e datës 09.05.2025, në Maqellarë, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale "Korrupsioni aktiv në zgjedhje", në ngarkim të shtetasve H.M., 54 vjeç; dhe F.P., 57 vjeç.

Më herët u bë me dije se kandidati i PD për deputet në Dibër, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Pas kësaj, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i policisë së Dibrës dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Bëhet me dije se policia ka referuar në SPAK materialet hetimore për persona për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Mes katër personave është dhe kandidati demokrat, Xhemal Gjunkshi. 

 

fiqiri pali hekuran malecka

Sondazh

Poll