Politike

Tentativa për blerjen e votave në Maqellarë? Policia: Referohen materialet në SPAK për 4 persona

Policia njofton se kandidati i PD për deputet, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

10 Maj 2025, 12:43 Nga r.ll
Tentativa për blerjen e votave në Maqellarë? Policia: Referohen
pamje nga maqellara

DIBËR- Policia në Dibër ka reaguar lidhur me incidentin e raportuar mbrëmbjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të PD-së kanë bllokuar dy automjete me dyshimin se po blihenin vota. Policia njofton se kandidati i PD për deputet, Xhemal Gjunkshi ka njoftuar policinë duke denoncuar se përfaqësues të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Pas kësaj, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i policisë së Dibrës dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. Bëhet me dije se policia ka referuar në SPAK materialet hetimore për persona për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”. Mes katër personave është dhe kandidati demokrat, Xhemal Gjunkshi. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie.

Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore.

Për sa më sipër, u referuan materialet procedurale pranë SPAK, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e lidhur me veprat penale “Vetëgjyqësia”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve A.K., 29 vjeç; H.H., 48 vjeç; Xh.Gj., 62 vjeç; E.Gj., 33 vjeç.

 

maqellare policia e dibres

Sondazh

Poll