10 Maj 2025, 12:25
Nga Vladimir Karaj
edi rama
TIRANË- Qindra komentues, në dukje nga Vietnami u angazhuan të ndiqnin live intervistën e kryeministrit Edi Rama dhe stafit të tij të premten në Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ndërsa komentuan thuajse në mënyrë automatike mesazhe në dukje në favor të “Lëvizjes Bashkë”.
“Nëse doni ndryshim dhe jeni me të majtën e vërtetë, votoni numrin 2, Arlind Qori”, shkroi Ngô Thương, nga Vietnami. Mesazh që u replikua nga dhjetëra profile të ngjashme. Në faqen e Ramës u shënuan edhe mbi 1 mijë reagime që shprehnin zemërim, po ashtu nga profile prej Vietnamit apo vendeve të tjerë të Azisë.
Megjithatë Lëvizja Bashkë mohoi kategorikisht të ishte e lidhur me sulmin dhe e cilësoi një përpjekje të kundërshtarëve për ta përbaltur atë. “Ne nuk bëjmë gjëra të tilla, aq më pak të paguajmë profile të rreme. Aktivistët tanë komentojnë vetëm me profilet e tyre. Me sa duket kjo është një orvatje e kundërshtarëve tanë për të na përbaltur”, i tha BIRN Arlind Qori.




Kryeministria dhe Partia Socialiste nuk iu përgjigjen pyetjeve për koment, nëse kjo metodë e çuditshme ishte përdorur për të rritur angazhimin në videon live dhe as nuk mbajtën qëndrim në lidhje me fushatën që zgjati më shumë se një orë përgjatë intervistës.
BIRN gjeti në një investigim të mëparshëm se një skemë e tillë për të rritur angazhimin në rrjete sociale ishte e pranishme në faqen Team Edi Rama, e cila pavarësisht numrit jo domethënës të ndjekësve arrinte 1.6 milion shikues me videot e saj.
Përveç kësaj faqeje, dhjetëra të tjera të ngjashme në Facebook dhe Instagram janë angazhuar gjatë javëve të fundit në atë që ekspertët e komunikimit e përshkruajnë si fushatë elektorale nga “palë të treta” – profile sociale që formalisht nuk lidhen me partitë politike, por që qartazi përhapin mesazhe elektorale gjatë fushatës, të cilat në shumë raste godasin rivalët politikë me përmbajtje denigruese./Reporter.al
edi rama birn arlind qori
profilet e huaja
profilet e huaja 2
profilet e huaja 4
whatsapp image 2025 05 09 at 220813 50e64b01 1
Politike
10 Maj 2025, 12:03
r.ll
albn kurti
KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë ...
Politike
10 Maj 2025, 11:37
r.ll
pamjet e postuara nga noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka denoncuar në rrjetet e tij sociale një rast që s...
Politike
10 Maj 2025, 11:22
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi i ka dërguar kërk...
Politike
10 Maj 2025, 11:01
Egla Xhemalaj
foto ilustruese
TIRANË- Në Bienalen e 19-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia, Shqipëria paraqitet me n...
Politike
10 Maj 2025, 10:21
r.ll
foto ilustruese
MAQELLARË- Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të k...
Politike
10 Maj 2025, 10:01
Tyler O'Neil
sali berisha
SHBA- Një kundërshtar i hapur i megadonatorit hungarezo-amerikan George Soros më në fund mund të vizitoj&eu...
Politike
10 Maj 2025, 09:29
r.ll
pamje nga incidenti
MAQELLARË- Një incident mes disa eksponentëve të partive politike raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme...
Politike
10 Maj 2025, 09:00
Francesco Vietti
edi rama, giorgia meloni
ITALI- Giro d'Italia 2025 fillon në Shqipëri. Fakti që fillimi dhe tre fazat e para të Giro d'Itali...
Politike
10 Maj 2025, 08:22
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Edicioni i 108-të i Giro d’Italia ka nisur këtë vit në Shqipëri. Në Durrës, Tiran&eum...
Politike
10 Maj 2025, 07:59
r.ll
tom doshi
TIRANË- Partia Socialdemokrate ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme takimin përmbyllës të fushatës elektorale për ...