Politike

Gjenden para dhe tollona nafte në një nga makinat që eksponentët e PD bllokuan në Maqellarë, dyshime për krime zgjedhore, shoqërohet një person

Në një nga makinat raportohet se ishin anëtarë të shtabit politik të drejtuesit socialist për qarkun e Dibrës, Blendi Klosit, mes tyre sekretari i tij.

10 Maj 2025, 10:21 Nga r.ll
Gjenden para dhe tollona nafte në një nga makinat që
foto ilustruese

MAQELLARË- Një incident është shënuar mbrëmjen e djeshme në Maqellarë, ku eksponentë të koalicionit "PD-ASHM" kanë bllokuar dy automjete, me dyshimet se po jepen para në këmbim të votave. Në një nga makinat raportohet se ishin anëtarë të shtabit politik të drejtuesit socialist për qarkun e Dibrës, Blendi Klosit, mes tyre sekretari i tij. Ndërkohë automjeti tjetër i përkiste biznesmenit Fiqiri Pali.

Pas situatës së tensionuar, në vendin ku u bllokuan automjetet ka mbërritur prokurori i rrethit Dibër dhe një oficer i policisë gjyqësore. Ata kanë kryer kontrollet e dy automjeteve. Në makinën e Palit janë u gjetën 4500 dollarë, 1000 paund dhe tollona nafte. Në automjetin tjetër ku ishin edhe pjesëtarë të shtabit politik socialist nuk u gjetën sende të paligjshme.

Ndërkohë burime nga Policia e Dibrës konfirmuan se agjentët e BKH-së me urdhër të prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, kanë bllokuar makinën e Fiqiri Palit dhe kanë konfirmuar shumën e gjetur të parave brenda saj. Automjeti ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës dhe po merret në pyetje personi që drejtonte makinën e Palit. Prokuroria po kryen verifikime edhe për persona të tjerë, nën dyshimet për krime zgjedhore. 

maqellare

Sondazh

Poll