Bota

Demonstratat në Irak/ Zona e Gjelbër në Bagdad sulmohet me 3 raketa, predhat gati të prekin ambasadën amerikane

21 Janar 2020, 09:05 Nga DOSJA
Demonstratat në Irak/ Zona e Gjelbër në Bagdad sulmohet me 3

BAGDAD- Zona e Gjelbër në Bagdad është goditur nga 3 raketa, ndërkohë që në këtë vend ndodhen shumë godina qeveritare.

Raketat janë lëshuar nga rrethi Zafaraniyah, larg kryeqytetit irakian, ndërsa dy predha u hodhën në afërsi të Ambasadës amerikane.

Fatmirësisht nga këto sulme nuk ka viktima dhe të lënduar, përveçse dëme materiale, është mësuar nga mediat e huaja.

Kjo ngjarje ka nisur shumë shpejt pas protestave antiqeveritare në Irak, ku mes këtij kaosi u vranë 6  irakianë ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur jo vetëm në Bagdad dhe qytete të tjera të vendit.

Protestuesit kundërshtojnë një sistem politik, të cilin ata e perceptojnë si të korruptuar dhe që i bën shumicën e njerëzve të varfër.

Sulmet me raketa në fillim të janarit janë një përgjigje ndaj sulmit amerikan që vrau gjeneralin iranian Kasem Sulejmani jashtë aeroportit të Bagdadit.

Protestat u ndezën akoma më shumë në Bagdad të hënën, ku të paktën tre njerëz vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Katërmbëdhjetë oficerë policie irakianë ishin midis të plagosurve.

Burimi: RT

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bagdad demonstratat në irak irak sulmi me 3 raketa ne zonën e gjelbër bagdad demonstratat në irak irak sulmi me 3 raketa ne zonën e gjelbër

Sondazh

Poll