Politike

“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Vijon Rama me retorikën e tij: Vetëm ne i kemi kapacitetet për negociata

Rama i pyetur nëse shqiptarët ditën e diel mund të votojnë për mazhorancë kryetarët e partive të reja, Bashkimi Evropian i ndërpret automatikisht negociatat me vendin tonë, Rama ka deklaruar se forcat e tjera janë të paafta për këtë. 

9 Maj 2025, 23:14 Nga I.A
“Pa PS, BE nuk na pranon më?”, Vijon Rama me retorikën e
Edi Rama

TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar me retorikën e tij që vetëm PS dhe ai mund të çojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama i pyetur nëse shqiptarët ditën e diel mund të votojnë për mazhorancë kryetarët e partive të reja, Bashkimi Evropian i ndërpret automatikisht negociatat me vendin tonë, Rama ka deklaruar se forcat e tjera janë të paafta për këtë. 

Pjesë nga emisioni:

Fevziu: Kam një pyetje. Kam dëgjuar dhe kam parë që vetëm me Edi Ramën në 2030 në BE. Është slogan, e këtu kanë ardhur përfaqësues të PS. Pyetja ime është shumë e thjeshtë. Nëse shqiptarët pasnesër paradite votojnë Agron Shehajn apo Adriatik Lapajn, për mazhorancë, nuk po them zoti Berisha se e di që do fillosh… BE nuk na pranon më? Thotë që jo, me këta nuk hyhet në BE?

Rama: Nuk është problemi që nuk të pranon BE, problemi është që nuk arrin dot ti, të bësh atë që duhet të bësh.

Fevziu: Pse janë të paaftë këta dy të tjerët?

Rama: Nuk kanë asnjë kapacitet.. jo këta dy të tjerët, asnjë nga të tjerët përveç nesh nuk kanë kapacitete për të bërë këtë që bëjme ne. Nuk e kanë.

Fevziu: Paraardhësi juaj na futi në NATO. S’është integrim i vogël…

Rama: Tani të lutëm… Po më pyet mua, po të jap përgjigjen.

Fevziu: Jo, duket sikur BE, po humbët ju, i mbylli gjitha dyert me Shqipërinë…

Rama: BE negocion me Shqipërinë.

Fevziu: Atëherë e mora përgjigjen.

Rama: Jo, jo, nuk e more përgjigjen. BE negocion me Shqipërinë, por që Shqipëria të ketë kapacitet të negocojë me BE duhet vetëm me ne që na sheh këtu. Të tjerët nuk e kanë këtë kapacitet.

Sondazh

Poll