Politike

Rama flet për pensionet: Ajo që kemi bërë është epokale, deri në 2013 nuk kemi pasur sistem fare

Rama ndër të tjera tha se target është që pensioni minimal 200 Euro të arrihet brenda 2030.

9 Maj 2025, 22:55 Nga I.A
Rama flet për pensionet: Ajo që kemi bërë është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar pensionet në Shqipëri, për të cilat është shprehur se ajo se çfarë është bërë në këtë drejtim është epokale. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama thekson se janë dy blloqe pensionistësh, një bllok që ka dalë përpara dhe një bllok që ka dalë pas reformës së qeverisë. Rama theksoi se ata që kanë dalë pas reformën në pension, kanë pensione më të larta për të njëjtat vite pune.

Ne kemi pasur gati me ndihmë ekoniomike gati 90 mijë e diçka dhe sot kemi 54 mijë. Gjithë kjo pjesa tjetër është futur në treg. Është rritur numri i njerëzve që punojnë. Ne bëjmë shpesh krahasime me rajonin. Ajo që kemi bërë ne në këto 10 vite është diçka epokale. Me pensionet është epokale. Deri në vitin 2013 ne nuk kemi pasur sistem pensionesh fare, ndërkohë që vendet e rajonit nuk kanë prishur gjë more zotëri. Ne kemi pasur asistencë sepse sistemi i pensioneve bazohet tek sigurimet. Ne e kemi pasur me një tavan 240 mijë Lekë të vjetra dhe ti hidhu përpjetë aq e ke maksimumin e pensionit. U shkatërrua gjithë industria dhe u bënë pensionist edhe 40 vjeç dhe gjithë ky stok është aty. Ne futëm sistemin e sigurimeve. Faktikisht ne sot kemi dy blloqe pensionistësh, një bllok që ka dalur përpara dhe një që ka dalë mbrapa. Këto që kanë dalë mbrapa me reformën tonë kanë pensione më të larta për të njëjtat vite pune”, thekson Rama.

Rama ndër të tjera tha se target është që pensioni minimal 200 Euro të arrihet brenda 2030.

“Ne kemi të gjitha ato analizat që na kanë bërë që të vendosim si target që 200 Euro pensioni minimal ta arrijmë brenda Shqipërisë 2030, pra brenda këtij mandati. Do ta bëjmë gradualisht”, shprehet Rama.

edi rama

Sondazh

Poll