Politike

"Kam qenë mjaft i përfshirë që nga çasti i parë kur erdha"/ LaCivita: Nuk i besoj 90% të mediave në Shqipëri

LaCivita tha se ekipi i tij ka mbledhur shumë informacione për të ndihmuar fushatën në mënyrë aktive me njerëz nga gjithë vendi.

9 Maj 2025, 23:04 Nga E. D
"Kam qenë mjaft i përfshirë që nga çasti i
Chris LaCivita

TIRANË- Kryestrategu i fitores së Presidentit Donald Trump dhe strategu i fushatës së PD-ASHM në Shqipëri, Chris LaCivita, theksoi se është përfshirë që në fillim të fushatës, madje edhe përpara mbërritjes në vend, duke njohur traditat dhe sistemin informatik shqiptar.

I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, LaCivita tha se ekipi i tij ka mbledhur shumë informacione për të ndihmuar fushatën në mënyrë aktive me njerëz nga gjithë vendi. Gjithashtu LaCivita theksoi se nuk mund të kontrollojë mediat dhe i krahasoi ato me mediat në SHBA, ku sipas tij, nuk mund t’i besosh 90% të asaj që thuhet.

LaCivita: Mendoj se çdo gjë ndryshon nga territori ku ne ndodhemi, dhe ju do të prisnit… nuk e di nëse kam qenë nën mbikëqyrje, le të themi, por mendoj se nuk ka pasur ndonjë portretizim kaq i madh për praninë dhe për punën dhe marrëdhëniet e mia me Partinë Demokratike këtu në Shqipëri.

Unë kam qenë mjaft i përfshirë që nga çasti i parë kur erdha këtu, madje edhe para se të vija këtu, për sa i përket të mësuarit të gjërave të ndryshme lidhur me traditat e vendit, sistemin informatik, dhe kam mbledhur shumë informacione të mira për të punuar, dhe ne kemi qenë mjaft të angazhuar në mënyrë aktive me njerëz nga e gjithë Shqipëria për sa i përket organizimit dhe pjesës së hulumtimit dhe kërkimeve për çështjet kryesore të fushatës.

Unë nuk mund të kontrolloj në të vërtetë çfarë bën media, çfarë thotë media, megjithatë çdo gjë varet nga territori, dhe është shumë e ngjashme me shtypin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk mund të besosh 90% të gjërave që thonë mediat.

chris lacivita

Sondazh

Poll