Politike

"Vota është epiqendra e jetës time!" Berisha: Menduan se isha njeriu që nga mesazhet do të impresionohesha! Kush manipulon zgjedhjet, nuk i gëzon

Berisha shtoi se kanë bërë mbrojtjen më të madhe ndaj votës të bërë ndonjëherë. Sipas tij, kush manipulon zgjedhjet, nuk i gëzon.

9 Maj 2025, 22:53 Nga M.B
"Vota është epiqendra e jetës time!" Berisha: Menduan
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se si opozitar, vota është epiqendra e jetës së tij. Ai tha referuar drejtësisë se menduan se do ta impresiononin me mesazhe. I ftuar në emisionin "Top Story" Berisha shtoi se kanë bërë mbrojtjen më të madhe ndaj votës të bërë ndonjëherë. Sipas tij, kush manipulon zgjedhjet, nuk i gëzon.

"Ata menduan se unë isha njeriu që nga mesazhet e tyre do të impresionohesha ( për SPAK) unë do të mbroja interesin publik. Krimi elektoral, ai që synon të ndryshojë rezultatin duhet të ndëshkohet. Historia ime kaq ka qenë me ta. Pavarësisht seç ndodhi Vettingu më ka bërë nder kolosal, çdo ditë kur politikanë flitet dhe Vettingu bëhet për mua.

Këto 4 muaj në mbrojtje të votës, unë jam opozitë, pavarësisht përpjekjeve që bëj por në fund të fundit vota është epiqendra e jetës time si opozitë dhe janë 4 rezolutat më të fuqishmet.. Në qoftë se ti manipulon dhe rrëmben zgjedhjet ti kurrë nuk i gëzon ato. Kanë ik ato kohëra. Ai është vendosur në rreth të kuq. Mbrojtje më të madhe në botë se kjo që kemi bër nuk e ka bërë njeri ndonjëherë", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll