Politike

“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në distancë: Vetëm ai lart e largon një buf kënete

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se, sipas tij, Rama refuzoi ftesën sepse i druhej faktit që do të përfundonte si Biden përball Trump.

9 Maj 2025, 23:05 Nga I.A

“Burrec dy metra”/ Rama dhe Berisha përplasen në

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur ditën e sotme në distancë. Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan se, sipas tij, Rama refuzoi ftesën sepse i druhej faktit që do të përfundonte si Biden përball Trump.

“Burreci dy metra i gjatë nuk vjen dot në debat sepse e di që do të pësojë fatin që pati Biden në debatin me Trump!”, shkruan Berisha.

Pas këtij komenti erdhi ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili e cilësoi sërish kryedemokratin si buf kënete.

“Nuk kam asnjë koment. Ai është një buf kënetë që sot ka mbaruar fushatat e jetës së tij dhe që ditën e dielë, bashkë me kënetën do marr një mesazh shumë të qartë dhe kuptimplotë nga populli. Vetëm ai lart e largon një buf nga këneta”, tha Rama.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll