Politike

"Sondazheve në SHBA i besoj"/ LaCivita: Fakti është që përfaqësojnë disa aspekte në kohë...

I ftuar në emisionin "Top Story" LaCivita tha se McLaughlin është një mik i tij shumë i mirë dhe dha versionin e tij se përse Partia Socialiste del fituese në këto sondazhe. 

9 Maj 2025, 22:57 Nga E. D
"Sondazheve në SHBA i besoj"/ LaCivita: Fakti është
Chris LaCivita

TIRANË- Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivitam duke kometuar sondazhin e “McLaughlin and Associates”, tha se u beson sondazheve në SHBA. I ftuar në emisionin "Top Story" LaCivita tha se McLaughlin është një mik i tij shumë i mirë dhe dha versionin e tij se përse Partia Socialiste del fituese në këto sondazhe. LaCivita gjithashtu theksoi se fakti është që sondazhet përfaqësojnë disa aspekte në kohë dhe çfarë ato nuk arrijnë të kapin, nuk kapin se çfarë ndodh në terren.

Rakipllari: E njihni z.McLaughlin, i cili është kontraktuar nga Top Channel për të bërë një sondazh në Shqipëri? I besoni sondazheve të tij?

Chris LaCivita: Një mik shumë i mirë. Sondazheve në SHBA i besoj.

Rakipllari: Po në Shqipëri pse jo? Pse në vende të tjera jo?

Berisha: Po si mund të besosh të pabesueshmen?! Ai ka gjithë eksperiencën… Atje dështuan të gjitha sondazhet.

Rakipllari: Edhe ne mund t’i besojmë z.LaCivita për këshillimet që bën atje, jo këtu. Për këshillimet që bën në Amerikë, por jo në Shqipëri… Ecim me të njëjtën gjë.

Chris LaCivita: Fakti është që sondazhet përfaqësojnë disa aspekte në kohë dhe çka ato nuk arrijnë të kapin, nuk kapin se çfarë ndodh në terren. Unë e di që sondazhet këtu në Shqipëri zhvillohen derë më derë dhe flet me çdo person. Shumë njerëz nuk duan të flasin me një të huaj që po u troket në derë dhe i pyet kë do të votojnë, kur udhëheqësi i tyre është një diktator si Edi Rama. Është një logjikë më se e arsyeshme dhe pjesa e natyrës njerëzore t’u thuash njerëzve atë që dëshirojnë të dëgjojnë.

Rakipllari: A i besoni ju sondazheve të atij?

Berisha: Do shtoj një moment këtu. Z.Chris është njëkohësisht bashkëkryetar i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane.

Rakipllari: Por ai tha që nuk flet në emër të DASH…

Berisha: E kupton vetë ti, ai i tha lidhjet që kemi me Partinë Republikane.

chris lacivita

Sondazh

Poll