Politike

"Edi Rama është i dëshperuar..."/ LaCivitia: Unë dhe njerëzit që punojmë në SHBA duam të shikojmë Berishën të fitojë këtë fushatë

 Ndër të tjera LaCivita tha se i vjen për të qeshur sepse ai nuk është as kandidat dhe as nuk garon për kryeministër.

9 Maj 2025, 22:49 Nga E. D
"Edi Rama është i dëshperuar..."/ LaCivitia: Unë
Chris LaCivita

TIRANË- Strategu i fushatës së PD-ASHM, Chris LaCivita, deklaroi se sulmet ndaj tij janë një përpjekje e Kryeministrit Edi Rama për të devijuar vëmendjen nga dështimet qeveritare. Ndër të tjera LaCivita tha se i vjen për të qeshur sepse ai nuk është as kandidat dhe as nuk garon për kryeministër. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”  LaCivita tha se gjithçka varet nga territori ku ndodhesh dhe se nuk ka pasur ndonjëherë një portretizim kaq të madh për rolin e tij në Shqipëri.

Çim Peka: A e kishit menduar që do jeni kaq në qendër nga sulmet e Kryeministrit Shqiptar? 

Chris LaCivita: Nuk e kisha menduar se do të sulmohesha nga Edi Rama. Në fakt më vjen për të qeshur sepse unë nuk jam fare kandidat, nuk jam tek lista e deputetëve, nuk po garoj për kryeministër. Por Edi Rama është kaq i dëshpëruar që ta mbajë pushtetin e vet, sa do të përpiqet të bëjë gjithçka të ndryshojë tematikën dhe të devijojë vëmendjen e publikut nga cështjet që janë me rëndësi.

Pra do të më bëjë mua një cështje por mua smë shqetëson fare kjo gjë. Fakti është se ne, unë dhe njerëzit që punoj në SHBA që duam të shohim Berishën të fitojë këtë fushatë zgjedhore, pra kur kryeministri më sulmon mua, ai po sulmon shumë prej gjërave që ne kemi luftuar. Pra ai nuk do të flasë për 12 vitet e dështimeve të tij, ne duam të flasim. Pra cdo gjë varet e ndryshon nga territori ku ndodhemi. Por ishte surprizë për mua të sulmohesha nga ai. Por mendoj se Edi Rama është i paqëndrueshëm.

chris lacivita

Sondazh

Poll