Politike

VIDEO/ Tedi Mula takohet me të rinjtë e grupit të kërcimit latin në Tiranë: Meritojnë më shumë hapësira për të shprehur veten

Po ashtu në fjalimin e tij, Mula ka theksuar se të rinjtë meritojnë më shumë hapësira për të shprehur veten dhe për të ndërtuar të ardhmen që duan. 

9 Maj 2025, 11:45 Nga DOSJA
VIDEO/ Tedi Mula takohet me të rinjtë e grupit të kërcimit
Tedi Mula

TIRANË- Kandidati për deputet i Partisë Social-Demokrate në Tiranë Tedi Mula ka zhvilluar një takim me të rinjtë mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Në takimin e zhvilluar në një grup të rinjësh që ndjekin kursin e kërcimit latin, Tedi Mula ka prezantuar programin social të PSD-së. Po ashtu në fjalimin e tij, Mula ka theksuar se të rinjtë meritojnë më shumë hapësira për të shprehur veten dhe për të ndërtuar të ardhmen që duan. 

Postimi i Plotë:

Takim politik me ritmin e latinës, aty ku pasioni takohet me vizionin, Mbrëmjen e djeshme pata kënaqësinë të takoj një grup të rinjsh plot energji që ndjekin kursin e kërcimit latin. Bashkë biseduam për pasionet e tyre dhe u prezantova programin social të Partisë Socialdemokrate, ku arti, kultura dhe sporti zënë një vend të veçantë. Të rinjtë meritojnë më shumë hapësira për të shprehur veten dhe për të ndërtuar të ardhmen që duan. Në çdo vend që ka pasion, ka gjithmonë energji për ndryshim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tedi Mula (@tedi_mula)

tedi mula

Sondazh

Poll