Politike

"Këto zgjedhje përcaktojnë ku do të jetë Shqipëria në 2030", Rama: Ata që kanë zarfe nëpër shtëpia kanë ende kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 majit

Kryeministri shprehet se këto zgjedhje janë më shumë se sa zgjedhje për partitë apo se kush do të qeverisë dhe kush do të qëndrojë në opozitë.

9 Maj 2025, 10:53 Nga r.ll
"Këto zgjedhje përcaktojnë ku do të jetë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot sërish një thirrje për emigrantët shqiptarë lidhur me kthimin e zarfeve me votën në Shqipëri. Rama shprehet se shqiptarët e diasporës që kanë zarfet në shtëpi, kanë ende kohë të mbetur për tu bërë e asaj që ai e cilëson "takimi historik i 11 majit". 

Kryeministri shprehet se këto zgjedhje janë më shumë se sa zgjedhje për partitë apo se kush do të qeverisë dhe kush do të qëndrojë në opozitë. Sipas tij këto zgjedhje janë për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030, apo se si Shqipëria do të përballojë dhe mbyllë negociata në 2027.

"Është dita e fundit e ballafaqimit mes të gjithë palëve përpara gjykimit të popullit Sovran, gjykimit të të gjithëve ju me votën tuaj të dielën, më 11 Maj. Ky është mesazhi i fundit që dua tu përcjell të gjithë motrave e vëllezërve tanë në diasporë ku ende ka zarfe që janë nëpër shtëpia, ku ende ka kohë për tu bërë pjesë e takimit historik të 11 Majit

Për të takuar historinë së bashku me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që më 11 Maj, do të përcaktojnë pa asnjë ekuivok rrugën e fatit europian të Shqipërisë. Ju lutem, keni marrë mundimin të regjistroheni, jeni në kushtet kur për herë të parë mund të votoni nga jashtë kufijve, por keni shansin të merrni pjesë në një palë zgjedhje që janë më shumë se sa zgjedhje për partitë, se kush do të qeverisë dhe kush do të qëndrojë në opozitë. Janë zgjedhje për të përcaktuar se ku do të jetë Shqipëria në 2030, se si Shqipëria do të përballojë dhe mbyllë negociata në 2027.", shprehet Rama.

edi rama zgjedhjet e 11 majit vota e diaspores

Sondazh

Poll