Politike

A do të votojë PDK-ja për ta çuar ngërçin politik në Kushtetuese? Krasniqi: Do t'a shqyrtojmë! Rrugëdalja është të ndërrohet kandidatja

Haradinaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar. Për këtë duhet të jenë së paku 10 deputetë dhe Haradinaj tha se për këtë po konsultohet me dy partitë tjera, PDK dhe LDK.

9 Maj 2025, 10:56 Nga N.F
A do të votojë PDK-ja për ta çuar ngërçin
Foto


KOSOVË- Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas dështimit të seancës së 13-të në Kuvendin e Kosovës është pyetur nëse partia e tij do t’i japë nënshkrimet për ta dërguar në Kushtetuese vendimet e Kuvendit siç propozoi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai theksoi se do ta shqyrtojë dhe do të marrë mendimet e ekspertëve të PDK-së si dhe do të komunikojë me AAK-në.

“Nuk e kam parë ende lëndën. Sapo u njoftova. Sa i përket dërgimit të rasteve të caktuara në Kushtetuese, i kemi dërguar 11 dhe  kemi fituar 1. Pra, kemi ekspertizën e duhur për të vlerësuar a duhet të dërgohet diçka. Do ta shqyrtojmë pa paragjykim dhe do të marrë mendimin e ekspertëve të PDK-së pastaj do të komunikoj edhe me kolegët edhe nga AAK”, tha Krasniqi.

Haradinaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar. Për këtë duhet të jenë së paku 10 deputetë dhe Haradinaj tha se për këtë po konsultohet me dy partitë tjera, PDK dhe LDK.

Krasniqi tha se Albulena Haxhiu as nuk i ka e as nuk do t’i ketë votat për kryeparlamentare. Ai theksoi se do të mbajën të njëjtin qëndrim dhe se duhet ndryshurar kandidatja. Ai përsëriti se “sundimi njëpartiak” ka përfunduar.

Kosova po përballet me një ngërç politik teksa partitë nuk po dakordësohen për konstituimin e Kuvendit. Sot u mbajt seanca e 13 në Kuvend e cila dështoi si në seancat e mëparshme. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren. 

 Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

krasniqi kosove

Sondazh

Poll