Politike

Konstituimi i Kuvendit të Kosovë/ Gërvalla: Nëse AAK ka argumente le ta çojnë rastin në Kushtetuese! Të mos mbajnë pezull procesin, të sqarohet a ka shkelje apo jo

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar. Për këtë duhet të jenë së paku 10 deputetë dhe Haradinaj tha se për këtë po konsultohet me dy partitë tjera, PDK dhe LDK.

9 Maj 2025, 11:31 Nga N.F
Konstituimi i Kuvendit të Kosovë/ Gërvalla: Nëse AAK ka
Gërvalla


KOSOVË- Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla pas dështimit të seancës së 13-të në Kuvend ka deklaruar para gazetarëeve që e fton AAK-në që nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese përpjekjen e Lëvizjes Vetëendosje për të ndryshuar metodën e votimit për kryetar të Kuvendit.

Gërvalla më tej u shpreh se AAK apo kushdo qoftë që mendon se ka shkelje, të nxitojnë e ta çojnë rastin në Kushtetuese dhe të mos e mbajnë pezull si proces.

“E ftoj AAK-në nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë Kushtetuese. Ai që mendon se ka shkelje, duhet ta dorëzojë në Kushtetuese sepse vetëm kështu vërtetohet a ka shkelje apo jo. Ne mendojmë se kjo është propagandë për të arsyetuar bllokadën, por nëse AAK apo kushdoqoftë që mendon se ka shkelje të Kushtetutës duhet të nxitojnë dhe jo ta mbajnë pezull këtë proces”, tha Gërvalla.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të vendimeve të Kuvendit të Kosovës dhe situatës që është krijuar. Për këtë duhet të jenë së paku 10 deputetë dhe Haradinaj tha se për këtë po konsultohet me dy partitë tjera, PDK dhe LDK.

Kosova po përballet me një ngërç politik teksa partitë nuk po dakordësohen për konstituimin e Kuvendit. Sot u mbajt seanca e 13 në Kuvend e cila dështoi si në seancat e mëparshme. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren. 

gervalla kosova

Sondazh

Poll