Politike

Mbyllja e fushatës, Berisha: Ftoj të gjithë qytetarët të bashkohemi sot në Bulevardin e Ri në një festë madhështore të fitores

Kryedemokrati u shpreh se për një muaj, dy fushata kanë ecur paralel në territoret e vendit.

9 Maj 2025, 11:38 Nga r.ll

Mbyllja e fushatës, Berisha: Ftoj të gjithë qytetarët

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot koalicioni "PD-ASHM" mbyll fushatën elektorale. Berisha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në takimin e fundit përmbyllës të fushatës në Bulevardin e Ri të kryeqytetit, e cila sipas tij do të jetë festë madhështore të fitores të datës 11 Maj.

Kryedemokrati u shpreh se për një muaj, dy fushata kanë ecur paralel në territoret e vendit. Sipas tij njëra ishte fushata me detyrim e "narkoshtetit" dhe tjetra fushata e qytetarëve të lirë të vendosur për të përzënë "narkoshtetin".

"Sot ne mbyllim fushatën më të bukur, më entuziaste, më optimiste, që shqiptarëve të lirë, të njerëzve të lirë në Bulevardin e Ri të kryeqytetit. Kjo fushatë, për të cilën unë dua të falënderoj me mirënjohje çdo pjesëmarrës nga të katër anët e Shqipërisë, nga Saranda në Tropojë, kjo fushatë u karakterizua me një uragan të vërtetë që buroi nga zemra dhe shpirti i popullit shqiptar.

Dy fushata ecën paralel në territoret e vendit. Njëra fushata me detyrim e narkoshtetit dhe tjetra fushata e qytetarëve të lirë të vendosur për të përzënë narkoshtetin. Sonte, kësaj fushate fantastike, që u zhvillua për një muaj, duhet t’i vendosim kurorën më të bukur në ballin e saj, në ballin e Shqipërisë. Ndaj dhe ftoj qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë të bashkohemi sot në Bulevardin e Ri në një festë madhështore të fitores të datës 11 Maj.", tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll