Politike

Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite, pas 12 majit do të jemi maxhorancë

Berisha tha se këtë e ka ndjerë çdo shqiptar, përfshirë sipas tij dhe kryeministri Edi Rama.

9 Maj 2025, 11:24 Nga r.ll
Berisha: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite,
sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha sot në konferencën me gazetarët se do të jetë konferenca e tij e fundit si kryetar opozite. Më tej shtoi se pas datës 12 maj, kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë.

Berisha tha se këtë e ka ndjerë çdo shqiptar, përfshirë sipas tij dhe kryeministri Edi Rama. Kryedemokrati komentoi daljen televizive të tij, ku tha se "kishte nevojë urgjente për mjekim, me ato simptoma që pashë".

"Unë mendoj se e keni të drejtë, shumë të drejtë, kjo do të jetë konferenca e ime e fundit si kryetar opozite, mbasi pas datës 12 maj kjo opozitë, bëhet mazhorancë e Shqipërisë. E keni ndjerë dhe ju dhe e ka ndjerë çdo shqiptar këtë. Kjo është ndjesia më reale. Por në mënyrën më të frikshme e ka ndjerë Edi Rama. Ju e patë si shkallmoi mbrëmë në televizion, u shkallmua. Fliste për gijotina, fliste për helme. Çfarë nuk fliste. Dmth, ai mbrëmë kishte nevojë urgjente për mjekim, me ato simptoma që pashë dhe unë jam mjek dhe kam qenë i apasionuar. Unë jam kardiolog, por më tërhiqte dhe psikiatria, më ka tërhequr.", tha Berisha. 

sali berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll