Politike

"LaCivita, faktor madhor i kësaj fushate", Berisha: Organizata më e fuqishme politike e Europës e denoncoi Ramën për blerjen e votës me 5 forma

Berisha u shpreh se rezoluta thotë se pesë format me të cilat Rama po blen votat janë "me lekë, me kanabis, me punësime, me prokurime dhe me banda".

9 Maj 2025, 11:43 Nga r.ll
"LaCivita, faktor madhor i kësaj fushate", Berisha: Organizata
sali berisha

TIRANË- Në konferencën e sotme për gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha tha se amerikani, Chris LaCivita është faktor madhor i kësaj fushate dhe i fitores së padiskutueshme në 11 maj. 

"Nga ajo që kam parë, padiskutim. Ai (Chris LaCivita) është faktor madhor i kësaj fushate fantastike dhe i fitores së 11 majit, nuk ka diskutim.", tha Berisha. 

Më tej kryedemokrati u shpreh se rezoluta e miratuar në Valencia nga Partitë Popullore Europiane, ka denoncuar kryeministrin Edi Ram për këto zgjedhje për blerjen e votës me lekë. Berisha u shpreh se rezoluta thotë se pesë format me të cilat Rama po blen votat janë "me lekë, me kanabis, me punësime, me prokurime dhe me banda".

"E kemi të verifikuar, të vërtetuar absolutisht. Dhe siç e dini ju, rezoluta e Valencias, e Partisë Popullore Europiane, që është organizata më e fuqishme politike e Europës, ka denoncuar Edi Ramën për këto zgjedhje për blerjen e votës me lekë, me kanabis, me punësime, me prokurime, me banda. Këto thotë rezoluta, janë pesë format me të cilat Edi Rama po blen votat.", tha ai. 

sali berisha chris lacivita

Sondazh

Poll