Politike

Vijon i "paralizuar" konstituimi i Kuvendit të Kosovës, partitë nuk pranojnë votimin e fshehtë, seanca e radhës më 11 maj

Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

9 Maj 2025, 10:37 Nga N.F
Vijon i "paralizuar" konstituimi i Kuvendit të Kosovës,
Haxhiu

KOSOVË-Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar për herë të 13-të. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e dielë, më 11 maj. Raportohet se seanca do të mbahet në orën 10:00.

Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 113 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari edhe në seancën e sotme, sikurse në dy seancat e kaluara ka propozuar për votim të fshehtë. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.

PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. Edhe Lista Serbe u është bashkuar partive të tjera duke mos propozuar asnjë emër së bashku me AAK-në. 56 vota ishin për votim të fshehtë, një kundër e asnjë abstenim.

Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll