Politike

Torres: Dezinformimi i Rusisë dhe Kinës kërcënon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor! Kosova duhet të reagojë më fuqishëm

Sipas raportit, aktorë të jashtëm si Rusia po punojnë për të minuar sovranitetin e Kosovës dhe për të penguar rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përmes përpjekjeve të koordinuara të dezinformimit.

9 Maj 2025, 08:43 Nga N.F
Torres: Dezinformimi i Rusisë dhe Kinës kërcënon
Terras

KOSOVË- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras përmes një reagimi në "X" shkruan se në raportin e tij për Kosovën ka vëmendje të veçantë për sigurinë. Ai ka theksuar kërcënimin në rritje që paraqesin fushatat e dezinformimit të Rusisë dhe Kinës, të cilat kanë si qëllim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sipas raportit, aktorë të jashtëm si Rusia po punojnë për të minuar sovranitetin e Kosovës dhe për të penguar rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përmes përpjekjeve të koordinuara të dezinformimit.

“Në raportin tim për Kosovën, i kushtoj vëmendje të veçantë sigurisë. Dezinformimi nga Rusia dhe Kina ka për synim të destabilizojnë rajonin dhe të pengojnë rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Parlamenti Evropian nxit Kosovën të reagojë më fuqishëm ndaj këtyre kërcënimeve të jashtme”, shkruan ai.


Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) ka theksuar nevojën urgjente që Kosova të zhvillojë masa më të fuqishme kundër këtyre kërcënimeve të jashtme. Këto fushata dezinformimi, shpesh të përhapura përmes kanaleve mediatike dhe rrjeteve sociale, kanë për qëllim të polarizojnë opinionin publik, të krijojnë ndasi dhe të dobësojnë besimin në institucionet demokratike.

Prezantimi i raportit të fundit të Parlamentit Evropian (PE) ka nxjerrë në pah dallimet e dukshme në qasjen që Bashkimi Evropian (BE) ka ndaj Serbisë dhe Kosovës në procesin e integrimit evropian

Në raportin për Serbinë, BE-ja ka shfaqur një ton tejet kritik, duke përmendur madje edhe mundësinë e ndërprerjes së procesit të integrimit. Raportuesi i PE-së për Serbinë, Tonino Picula, kritikoi ashpër qëndrimin e qeverisë serbe ndaj protestave dhe bllokadave të fundit, si dhe vendimet në politikën e jashtme, përfshirë edhe vizitën e fundit të presidentit Aleksandar Vuçiç në Moskë.

Raporti për Kosovën ishte më i fokusuar në progresin e saj drejt integrimit evropian. PE-ja përsëriti nevojën për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, por theksoi edhe përparimet e Kosovës në këtë proces.

Kryetarja e Lëvizjes Popullore Serbe, Milija Bishevac, e cilësoi raportin për Kosovën si jo tërësisht përfaqësues të realitetit në terren. Sipas saj, edhe pse BE-ja insiston në dialog, mungesa e një strategjie të qartë dhe fokusi i saj në krizën në Ukrainë kanë bërë që procesi të ngecë.

riho terras

Sondazh

Poll