Politike

Sot Dita e Europës, Rama: Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve

Kreu i qeverisë shkruan se kanë mbetur për tu hapur edhe 11 kapituj të tjerë, ndërsa 24 janë hapur.

9 Maj 2025, 09:36 Nga r.ll
Sot Dita e Europës, Rama: Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për Ditën e Europës. Rama shkruan se Bashkimi Europian zyrtarizoi çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 - “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.

Gjithashtu shprehet se BE ka lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel. Kreu i qeverisë shkruan se kanë mbetur për tu hapur edhe 11 kapituj të tjerë, ndërsa 24 janë hapur. Më tej shprehet se asgjë dhe askush nuk do të ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve.

POSTIMI I PLOTË: 

SOT në DITËN e EUROPËS

Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 - “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel

Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025

Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve

Grupkapitulli i 3-të, “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, përfaqëson rritjen gjithpërfshirëse për mirëqënie dhe përfshin tetë fusha ose kapituj: Kapitulli 10 (Transformimi Digjital dhe Media), Kapitulli 16 (Tatimet), Kapitulli 17 (Politika Ekonomike dhe Monetare), Kapitulli 19 (Politika Sociale dhe Punësimi), Kapitulli 20 (Ndërmarrjet dhe Politika Industriale), Kapitulli 25 (Shkenca dhe Kërkimi), Kapitulli 26 (Arsimi dhe Kultura), Kapitulli 29 (Bashkimi Doganor). Deri më tani negociatat janë hapur gjithsej për 27 fusha (kapituj dhe kritere) në vetëm tetë muaj, pas hapjes me sukses të Grupimit 1 (Themeloret) më 15 tetor 2024, Grupimit 6 (Marrëdhëniet me Jashtë) më 17 Dhjetor 2024, si dhe Grupimit 2 (Tregu i Brendshëm) më 14 Prill 2025.

edi rama dita e europes

Sondazh

Poll