Politike

Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani shpreh gatishmërinë për zhvillimin e një takimi të përbashkët me liderët e partive

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina tha se Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës. 

9 Maj 2025, 10:28 Nga M.L
Ngerçi politik në Kosovë/ Vjosa Osmani shpreh
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me liderët e partive politike për zgjidhjen e ngërçit politik. Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina tha se Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës. 

Njoftimi nga Zyra e Presidentes, u bë një ditë pas thirrjes së PDK-së adresuar Osmanit që ta organizojë një tryezë me qëllim që të gjendet zgjidhje për ngërçin në konstituimin e legjislaturës së re.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, tha këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

vjosa osmani

Sondazh

Poll