Aktualitet

Sfida e TikTok-ut që i mori jetën 19-vjeçarit shqiptar në Itali/ Familjarët kërkojnë drejtësi: Duam të dimë të vërtetën! Nuk jemi të interesuar në aspektet ekonomike të çështjes

Ky i fundit, natën e 20 janarit të vitit të shkuar, ka shtypur me makinë Lorenzo Pjetrushin, i cili gjatë ngjarjes së rëndë ishte në kafanon e makinës në lëvizje të autorit.

9 Maj 2025, 10:46 Nga M.L

Sfida e TikTok-ut që i mori jetën 19-vjeçarit shqiptar në

ITALI- Prokuroria ka kërkuar të zhvillojë një gjyq për 20-vjeçarin shqiptar, Andrea Kovaçaj. Ky i fundit, natën e 20 janarit të vitit të shkuar, ka shtypur me makinë Lorenzo Pjetrushin, i cili gjatë ngjarjes së rëndë ishte në kafanon e makinës në lëvizje të autorit.

Ngjarja ka ndodhur në një parking afër fushave të sportit në Cimadolmo, Itali. Viktima, i cili i përkiste moshës 19-vjeçare, humbi jetë rreth nëntë ditë me vonë në spitalin e Treviso-s pas dëmtimeve të rënda.

Zv/prokurorja Barbara Sabattini e akuzoi Kovaçajn për vrasje në rrugë. Sipas saj, ai lejoi Pjetrushin që të qëndronte në kofanon e mjetit të tij.Më pas ai ka lëvizur për rreth 50 metra në një shpejtësi 15-20 kilometra në orë. Në momentin që ka ndaluar, viktima ka rënë në tokë dhe Kovacaj e ka shtypur.

Policia e Sano Polo di Piave ka deklaruar në hetimet e saj, se mbrëmjen e tragjedisë disa të rinj ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e një kushëriri të viktimës. Bëhet me dije se të gjithë po udhëtonin me makinën e Kovaçajt ku më vonë kishin planifikuar të shkonin në një lokal nate.

Para se të iknin, Pjetrushi kishte ndezur një cigare dhe teksa makina e Kovacajt ishte në lëvizje ai ishte ngjitur mbi kofano. Në një moment Pjetrushi ka rrëshqitur nga kofanoja dhe u godit nga makina. Të gjithë të rinjtë e pranishëm në vendngjarje u munduan t’i jepnin ndihmën e parë të riut, i cili kishte ngecur poshtë makinës.

“Duam të dimë të vërtetën dhe të kemi drejtësi. Nuk jemi të interesuar në aspektet ekonomike të çështjes”, janë shprehur prindërit e viktimës.

Mënyra se si i riu humbi jetën ishte një nga sfidat e rrezikshme në TikTok, ku të rinjtë qëndrojnë në këmbë mbi kofanon e makinës në lëvizje.

Sondazh

Poll