Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane mesazh për qytetarët: Vota nuk ka çmim, është e ardhmja jote!

Ky mesazh vjen dy ditë para zgjedhjeve ndërsa partitë politike po përgatiten që sot të mbyllin fushatën elektorale.

9 Maj 2025, 09:48 Nga N.F
Zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane mesazh për qytetarët: Vota
Foto

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar së fundmi një mesazh të rëndësishëm për qytetarët në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Ambasada shkruan se vota është zëri i qytetarëve dhe se ajo nuk ka çmim.

Më tej theksohet se përmes votës përcaktohet e ardhmja e votuese. Ky mesazh vjen dy ditë para zgjedhjeve ndërsa partitë politike po përgatiten që sot të mbyllin fushatën elektorale.

Gjatë fushatës janë denoncuar nga partitë politike raste të krimeve elektorale nga blerja e votës dhe presionet ndaj qytetarëve për të votuar më 11 maji. Mesazhi i ambasadës thekson rëndësinë e votës dhe fuqisë që ka çdo qytetar për të zgjedhur qeverinë që do të drejtojë vendin dhe se duhet votuar pa e shitur atë.

"Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim," shkruhet në postim.

Zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane mesazh për qytetarët: Vota

ambasada amerikane

Sondazh

Poll