"Koka" e grupit të trafikut të drogës në Gjermani, SPAK kërkon dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet për t...
Ndër këto skandale, Resuli cilëson si më të rëndin kontrabandën e lopëve me brucelozë nga Greqia që hynin në Korçë, duke rrezikuar direkt shëndetin publik dhe blegtorinë shqiptare. Sipas tij, reagimet nga ana e Jaupllarit mund të kenë munguar sepse kompanitë e përfshira në këto skandale mund t’i kenë financuar fushatën.
TIRANË- Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli ka reaguar lidhur me raportimet se kandidati për deputet në Korçë i Partisë Socialiste Arjan Jaupllari, është kapur duke blerë vota me lekë.
Përmes një reagimi në Facebook, Resuli pas publikimt të lajmit te Dosja.al, shkruan se zëvendësministri për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë, njëherazi personi përgjegjës për ndjekjen e çështjeve të sigurisë ushqimore dhe Kryetar i Komisionit të PMB në Ministri të Bujqësisë Arjan Jaupllari, sot po akuzohet për krime zgjedhore.
Ndërsa shprehet se shpreson të jetë sulm politik, po ashtu ngre dyshimet se përse Jaupllari nuk reagoi kurrë lidhur me tregtimin e produkteve ushqimore të cilët kishin prani të pesticideve dhe baktereve helmuese.
Ndër këto skandale, Resuli cilëson si më të rëndin kontrabandën e lopëve me brucelozë nga Greqia që hynin në Korçë, duke rrezikuar direkt shëndetin publik dhe blegtorinë shqiptare. Sipas tij, reagimet nga ana e Jaupllarit mund të kenë munguar sepse kompanitë e përfshira në këto skandale mund t’i kenë financuar fushatën. Resuli i bën thirrje SPAK të veprojë menjëherë, pasi shprehet se nuk bëhet fjalë për politikë po për shëndet njerëzish.
POSTIMI I PLOTË:
Nuk çuditem aspak…
Zëvendësministri për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë, njëherazi personi përgjegjës për ndjekjen e çështjeve të sigurisë ushqimore dhe Kryetar i Komisionit të PMB ne Ministri te Bujqesise , sot akuzohet për blerje votash.
Unë shpresoj të jetë një sulm politik, por lind një dyshim i arsyeshëm:
Pse ky njeri nuk reagoi kurrë për:
Mandarinasit me pesticide,
Filetot e pulës me salmonelë,
Luleshtrydhet e kontaminuara,
Qumështin me aflatoksinë,
Dhe më e rënda: kontrabandën e lopëve me brucelozë nga Greqia që hynin në Korçë, duke rrezikuar direkt shëndetin publik dhe blegtorinë shqiptare?
Asnjë reagim, asnjë transparencë, asnjë përgjegjësi!
A mos ndoshta sepse kompanitë e përfshira në këto skandale mund t’i kenë financuar fushatën?
Nëse po, kemi përballë një krim institucional të heshtur, që ka vënë jetën e shqiptarëve në rrezik për interesa klienteliste.
#SPAK duhet të veprojë menjëherë – këtu nuk flasim për politikë, por për shëndetin e fëmijëve tanë.
Nuk mund të helmohet një popull që një palaco të blejë vota!
foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet për t...
Foto ilustruese TIRANË- "Giro d'Italia", gara ndërkombëtare e çiklizmit ka mbërritur në kryeqytet. Tirana për dy ...
Foto TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar së fundmi një mesazh të rëndësishëm për qytetar&eu...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë me një plan masash lidhur me garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë proc...
foto ilustruese ITALI - Një konflikti mes shqiptarësh në Itali ka përfunduar me pasoja të rënda, ku si pasojë ka humbur ...
Spahiu TIRANË- Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një mesazhi ka uruar Papën Leone XIV, i ci...
pamje nga operacioni TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor "Silent". Dy të a...
foto ilustruese TIRANË- Policia ka dalë me një njoftim në lidhje me planin dhe masat që do të merrën në kuad&e...
foto ilustruese TIRANË- Mbulimi i kredisë bankare me kolateral u rrit më tej vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqip...
foto ilustruese TIRANË- Kafeja, zakoni i preferuar i Shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë...