Aktualitet

"Urime në detyrën e re Papa Leoni XIV", kreu i KMSH: Moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët! Respektojmë këtë ngjarje me një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi

Ai shkruan se myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi.

9 Maj 2025, 09:08 Nga N.F
"Urime në detyrën e re Papa Leoni XIV", kreu i KMSH: Moment
Spahiu

TIRANË- Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një mesazhi ka uruar Papën Leone XIV, i cili u zgjodh të enjten në krye të Vatikanit. Spahiu thekson se zgjedhja e tij është moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët.

Ai shkruan se myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi. Spahiu shtoi se udhëheqësit fetarë kanë një rol të rëndësishëm në nxitjen e tolerancës dhe mirëkuptimit mes popujve të ndryshëm.

“Me rastin e zgjedhjes së Papës së ri, kam kënaqësinë të shpreh urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta për gjithë besimtarët katolikë shqiptarë dhe ata nga mbarë bota. Zgjedhja e një lideri të tillë për Katedralen e Shën Pjetrit është një moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët, dhe ne si myslimanë shqiptarë e vlerësojmë dhe e respektojmë këtë ngjarje me një shpirt paqeje dhe bashkëpunimi.

Në këtë kohë sfidash, ne besojmë se udhëheqësit fetarë kanë një rol të rëndësishëm në nxitjen e tolerancës dhe mirëkuptimit mes popujve të ndryshëm, dhe urojmë që Papa i ri të jetë një simbol i paqes dhe bashkëjetesës për të gjithë njerëzit, pavarësisht nga besimi apo kombësia.
Urime në detyrën e re Papa Leoni XIV!”,  shkruan ai.

bujar spahiu

Sondazh

Poll