Aktualitet

Qëlloi me armë nga makina për të kërcënuar një person/ Shpallet në kërkim 37-vjeçari dhe pasagjeri i automjetit në Durrës

Bëhet me dije se në kërkim është shpallur edhe një 25-vjeçar për moskallëzim krimi pasi ishte pasagjeri i automjetit të autorit të dyshuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar nga autori me inicialet I.N me pasagjerin me inicialet R.M. 

9 Maj 2025, 10:40 Nga M.L
Qëlloi me armë nga makina për të kërcënuar
Policia

DURRËS- Një 37-vjeçar është shpallur në kërkim ditën e sotme pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjatë drejtimit të automjetit me qëllim kanosjen e një personi tjetër. Bëhet me dije se në kërkim është shpallur edhe një 25-vjeçar për moskallëzim krimi pasi ishte pasagjeri i automjetit të autorit të dyshuar. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar nga autori me inicialet I.N me pasagjerin me inicialet R.M. 

Ndërkohë vijon ende puna për kapjen e tyre dhe automjetit të dyshuar si i përdorur në këtë ngjarje.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës/ Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari. Shpallet në kërkim dhe një 25-vjeçar (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas kallëzimit të bërë dje, nga shtetasi D. K. se një shtetas e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e këtij shtetasi dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automjet.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Dje, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi K. M., 32 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës, se më datë 01.05.2025, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi A. M., 60 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.

policia e durresit

Sondazh

Poll