Aktualitet

"Koka" e grupit të trafikut të drogës në Gjermani, SPAK kërkon dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën

Ai u arrestua më 3 korrik të vitit të kaluar në një lokal rreth 100 metra larg godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.

9 Maj 2025, 10:23 Nga r.ll
"Koka" e grupit të trafikut të drogës në Gjermani,
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 17 vite burg për Islam Sefën, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike drejt Gjermanisë. 

Sefa akuzohet si drejtuesi dhe financuesi i trafikut të drogës në Gjermani me vlerën e 3.3 mln eurove. Sipas SPAK, Gjatë hetimeve janë evidentuar 9 episode trafiku dhe është provuar se sasia e lëndës narkotike është 912 kg marijuanë. 

Ai u arrestua më 3 korrik të vitit të kaluar në një lokal rreth 100 metra larg godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Sipas informacioneve Sefa do të takohej në atë lokal me një avokat.

Sefa u pikas nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët e identifikuan të ulur në një bar-kafe dhe njoftuan komisariatin për arrestimin e tij.

spak islam sefa

Sondazh

Poll