Aktualitet

Takimi sqarues mes shqiptarëve në Itali degradon në vrasje, 37-vjeçari goditet për vdekje me thikë në zemër (EMRI)

Lidhur me ngjarjen deri më tani janë arrestuar dy të rinj, 17 dhe 19 vjeç, ndërsa hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes vijojnë ende. 

9 Maj 2025, 09:25 Nga r.ll
Takimi sqarues mes shqiptarëve në Itali degradon në vrasje,
foto ilustruese

ITALI - Një konflikti mes shqiptarësh në Itali ka përfunduar me pasoja të rënda, ku si pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima i identifikuar si Vladimir Leshi, humbi jetën për shkak të një goditje me thikë në zemër. Ndërkohë, një 21-vjeçar po ashtu shqiptar, dyshohet se është dëmtuar teksa përpiqej të ndihmonte viktimën nga sulmuesi.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme pak para orës 19:00, ku shqiptarët ishin takuar për të sqaruar një çështje, por sqarimi degradoi në konflikt. Dyshohet se takimi mes tyre ishte për larje hesapesh mes bandave rivale. Lidhur me ngjarjen deri më tani janë arrestuar dy të rinj, 17 dhe 19 vjeç, ndërsa hetimet për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të ngjarjes vijojnë ende. 

Kamerat e sigurisë të vendosura në zonë mund t'u japin hetuesve informacione kyçe dhe të zbulojnë çdo përfshirje të mëtejshme. Një inspektim i ri është planifikuar në pjesën e kopshtit ku ndodhi vrasja. Bari i rritur mund të ketë fshehur diçka të dobishme për hetimin. 

vrasje ne itali

Sondazh

Poll