Politike

Viktor Tusha: Bashkëpunimi me PD-në në Lezhë është i jashtëzakonshëm

Tusha kujtoi vitin 2011, kur, përballë një kundërshtari të fortë të majtë, demokratët lanë mënjanë hatërmbetjet dhe u bashkuan në funksion të fushatës së tij.

7 Maj 2025, 22:58 Nga I.A

Viktor Tusha: Bashkëpunimi me PD-në në Lezhë është

TIRANË- Kandidati i koalicionit PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore në Lezhë, Viktor Tusha, deklaroi se bashkëpunimi me strukturat dhe anëtarët e Partisë Demokratike është shumë i mirë dhe thellësisht konstruktiv. I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri Tv, Tusha kujtoi vitin 2011, kur, përballë një kundërshtari të fortë të majtë, demokratët lanë mënjanë hatërmbetjet dhe u bashkuan në funksion të fushatës së tij.

Tusha theksoi se koalicioni aktual ka krijuar një terren të favorshëm për ide dhe projekte që gjejnë mbështetje të gjerë në elektorat. Ai tha se demokratët e shohin kandidaturën e tij si një alternativë që sjell rezultate konkrete, duke përmendur rreth 7416 vota të fituara në vitin 2021.

Sipas tij, ky rezultat u arrit pavarësisht konkurrencës nga të dyja partitë kryesore, gjë që sipas tij dëshmon fuqinë mobilizuese të kandidaturës. Tusha kritikoi ashpër kryeministrin Rama, duke e akuzuar për denigrim të Shqipërisë dhe për përzgjedhje klienteliste nëpërmjet Rilindjes.

"Koalicioni e Partinë Demokratike apo bashkëpunimi me demokratët e Lezhës ka qenë një bashkëpunim i jashtëzakonshëm. Unë mbaj mend që në 2011 në një qytet të majtë me një kundërshtar shumë të fuqishëm nga e majta, dhe kompaktësia e të gjithë demokratëve të cilët pas shpatullave të tyre lanë gjithë hatërmbetjet dhe vunë në shërbim të të gjithë fushatës elektorale në funksion të kandidaturës time pikërisht për të realizuar atë çfarë realizuam. Tani e shoh se bashkëpunimi në koalicionin e madh për Shqipërinë Madhështore është shumë shumë i mirë, është i mirë me strukturat e Partisë Demokratike dhe në mënyrë të veçantë me anëtarët e Partisë Demokratike.

Ka një përqafim tonin idesh, projektesh, gjithë atij programi fantastik që Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka, kështu që kemi gjetur një terren shumë shumë të mirë, gjë që unë si individ, që vij nga një forcë tjetër politike, shikohem njëlloj si të kisha qenë anëtar i Partisë Demokratike me dekada. Demokratët kandidaturën time e shikojnë si një kandidaturë e cila sjell një rezultat dhe një prodhim shumë shumë të mirë sepse ju duhet të imagjinoni, po të shikojmë shifrat e 2021 ne arritëm të merrnim rreth 7416 vota, gjë të cilën, këtë rezultat ne e patëm kundër Partisë Socialiste por edhe kundër Partisë Demokratike, dhe sjellja e gjithë kësaj energjie elektorale brenda koalicionit për Shqipërinë Madhështore patjetër ka bërë që demokratët ta shohin me shumë admirim kandidaturën time.
Kjo nuk ka të bëjë pastaj me kandidaturat e tjera, qoftë Gjikmarkaj apo kushdo tjetër, secili me sjelljen e tij, me konseguencën e tij, sjelljen e tij, patjetër që krijon raporte, besim njerëzish.

Rama në mënyrat e sjelljes së tij, apo në politikat e tij, nuk ka denigruar vetëm Lezhën, kemi parë që ai po denigron gjithë Shqipërinë. Ai i ka idetë shumë të qarta, ashtu siç ka shkatërruar Shqipërinë, këtë politikë ka bërë edhe me Partinë Socialiste. Mënyra sesi ka bërë përzgjedhjen Rilindja, mënyrën se si përpiqet të vërë çdo gjë vetëm në funksion të zgjedhjeve, duke adoptuar, duke marrë figura nga partitë tjera, duke marrë ithtarë të Partisë Demokratike dhe duke i propozuar në koalicionin e Partisë Socialiste tregon varfërinë e tyre që ata kanë dhe tregon edhe qëllimin e tyre," tha Tusha. 

Sondazh

Poll