Politike

Administrata e SHBA-ve "e tërhequr" nga Shqipëria? Rama: Janë në një moment të ri ristartimi, është fare normale

Ai tha se kjo gjë nuk lidhet me Shqipërinë, më shumë se sa lidhet me situatën aktuale në sferën politike në SHBA. 

7 Maj 2025, 21:35 Nga M.B
Administrata e SHBA-ve "e tërhequr" nga Shqipëria? Rama:
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot qëndrimet e mbajtuara nga SHBA pas ardhjes në pushtet të administratës Trump. Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama tha se iu përgjigj pyetjes se përse SHBA ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme është më pa prezente në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se kjo gjë nuk lidhet me Shqipërinë, më shumë se sa lidhet me situatën aktuale në sferën politike në SHBA. 

"Nuk ka lidhje me ne kjo. Është e përgjithshme janë në një moment të ri ristartimi. Është fare normale, që të mos jenë fare prezentë në mënyrën se si ka qenë më përpara dhe nuk mendoj se do të jenë më prezentë, në mënyrën se si kanë qenë më përpara, të paktën me këtë administratë.

Unë mendoj se ky ka qenë një nga defektet e mëdha dhe një nga të metat dhe shprehet më të pakuptimplota të politikanëve të këtij vendi që i kanë zgjedhur vetë ambasadorët dhe ambasadat për arbitra dhe vende arbitrimi, sepse normalisht duhet që t’u trajtojnë njëri-tjetrit momente të vështira dhe kur e them këtë nuk e kam fjalën për ndonjë paqe ideale, por janë duke folur për atë që bëjnë gjeneralët në fushën e luftës dhe kur ushtarët e tyre janë duke u vrarë me njëri-tjetrin", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll