Politike

Këshilltari Gjovalin Ndoj largohet nga PSD-ja e Tom Doshit dhe i bashkohet PS-së në Bashkinë e Shkodrës

Ai ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për Partinë Socialiste dhe për punën e kryer deri tani nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

7 Maj 2025, 21:43 Nga M.B
Këshilltari Gjovalin Ndoj largohet nga PSD-ja e Tom Doshit dhe i bashkohet
Gjovalin Ndoj

SHKODRA- Gjovalin Ndoj, anëtar i Këshillit Bashkiak i zgjedhur nën siglën e Partisë Socialdemokrate (PSD), ka braktisur sot këtë forcë politike. Ai ka shpallur publikisht mbështetjen e tij për Partinë Socialiste dhe për punën e kryer deri tani nga Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Në një deklaratë për mediat, Ndoj theksoi se vendimi i tij vjen pas një vlerësimi të punës së deritanishme të Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, të cilin ai e konsideroi një model të angazhimit dhe transformimit për qytetin.

“Mbështetja ime shkon për Partinë Socialiste dhe veçanërisht për Kryetarin e Bashkisë, z. Benet Beci, i cili po dëshmon se Shkodra mund të ecë përpara me punë të mirëfilltë dhe përkushtim ndaj qytetarëve,” u shpreh Ndoj.

Ky zhvillim pritet të ndikojë në balancat politike brenda Këshillit Bashkiak, duke shtuar mbështetjen për mazhorancën vendore të drejtuar nga PS.

gjovalin ndoj

Sondazh

Poll