Politike

"Rikthimi i bufit në krye u duk si ringjallja e madhe!" Rama: Nuk kemi çfarë të zgjedhim partner politik, kemi shqiptarët

Ai tha se rikthimi i kreut të PD-së u duk si ringjallja e madhe, por sipas tij është "kënga e fundit që përkon edhe me fundin e opozitës".

7 Maj 2025, 21:47 Nga M.B
"Rikthimi i bufit në krye u duk si ringjallja e madhe!" Rama: Nuk
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursye sërish komentet për kundërshtarët. Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama tha se nuk kanë se çfarë partneri politik të zgjedhin dhe se kanë të tillë shqiptarët dhe BE-në. Ai tha se rikthimi i kreut të PD-së u duk si ringjallja e madhe, por sipas tij është "kënga e fundit që përkon edhe me fundin e opozitës".

“Këneta e ka fatin të shkruar. Rikthimi i bufit në krye u duk si ringjallja e madhe por në fakt është, kënga e fundit e bufit që përkon edhe me fundin e kënetës. Pas bufit këneta shkon në një proces shkërmoqje. Ta imagjinosh kënetën pa bufin ke një mozaik të jashtëzakonshëm, nga Gazi i botës, te Pavaroti fake, është kënetë tamam.

Është pikërisht boshllëku që ka lënë këneta ne territorin tonë e kemi kultivuar do e zgjerojmë në këto zgjedhje. Pjesa tjetër është e copëtuar. Nuk kemi ça zgjedhim partner politik, kemi shqiptarët, BE-në, këtu secili do bëjë punën e vet. Do shohim rrugës nëse do na bashkohen ndonjëherë rrugët", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll