Politike

Rama për Berishën: Bufi hyri ndeshje me pretendimin që ishte Trump dhe po del me konfirmimin se është Biden

Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Rama komentoi edhe daljet e LaCivita në fushatën e PD, duke thënë se është thjesht një konsulent dhe jo këshilltar.

7 Maj 2025, 21:37 Nga E. D
Rama për Berishën: Bufi hyri ndeshje me pretendimin që ishte
edi rama

FIER- Kryeministri Edi Rama duke folur për zgjedhjet e 11 majit tha se Berisha u fut në këtë ndeshje si Donald Trump, por po del si Joe Biden. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Rama komentoi edhe daljet e LaCivita në fushatën e PD, duke thënë se është thjesht një konsulent dhe jo këshilltar. 

Rama: Unë besoj që është degradimi më i merituar për dikë që hyri në këtë ndeshje me pretendimin që ishte Trump dhe po del nga kjo ndeshje me konfirmimin që Biden. Në aspektin e karakterit në fushë, se me Biden nuk krahasohet se është si nata me ditën.

Unë di që këtu bëhet fjalë për një konsulencë është biznes më vete që paguhet dhe jep këshillat e tij për një fushatë elektorale dhe strategji. Do ta kisha të vështirë të gjeja se çfarë merite mund të ketë pasur zoti Latif në fitoren e Trump. Në fushatën e bufit nuk ishte asgjë që mund të thuash se që nga slogani ishte një vetë qesharakëzim “Shqipëria madhështore".

edi rama

Sondazh

Poll