Politike

"Partitë e reja, janë të rinj në moshë por të vjetër në mendësi"/ Rama: Këneta është tjetër histori! Të presësh Shqipërinë Europiane nga bufi nuk është e shëndetshme nga pikëpamja e logjikës politike

Rama tha gjithashtu se të presësh Shqipërinë Europiane nga Berisha nuk është e shëndetshme nga pikëpamja e logjikës politike. 

7 Maj 2025, 21:33 Nga E. D
"Partitë e reja, janë të rinj në moshë por të
edi rama

FIER- Kreyministri Edi Rama, duke folur për partitë e reja i konsideroi si të rinj në moshë por me mendësi të vjetër. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, Rama tha me ironi për partitë e reja se aktorët e rinj politikë në këtë fushatë elektorale pretendojnë një karrige në parlament.

Ndërsa kur y pyet mbi bashkëpunim me non gratë, në parlament për kalimin e ligjeve, Rama nuk e konsideroi bashkëpunim por për rregulla loje. Rama tha gjithashtu se të presësh Shqipërinë Europiane nga Berisha nuk është e shëndetshme nga pikëpamja e logjikës politike. 

Rama: Partitë e reja, janë të rinj në moshë por të vjetër në mendësi. Këneta është tjetër histori, të presësh Shqipërinë Europiane nga këneta nuk është e shëndetshme nga pikëpamja e logjikës politike. 

Nuk është e vërtetë, amnistitë gjithmonë janë bërë me votat e të gjithëve. Nuk ka patur asnjëherë kundërshtime, po ky nuk është bashkëpunim përvec se për rregullat e lojës.

Por a do të vazhdohet me këto rregulla loje?

Rama: Patjetër gjithmonë. Le të shpresojmë që më 11 maj të thahet pjesërisht pastaj të shohim më tutje. Mendoj se bufi nuk e bën dot vezën e Lulit. Nuk ishte vezë e madhe, por ishte vezë. Kjo e bufit nuk di cdo jetë.”u shpreh Rama.

edi ram

Sondazh

Poll