Politike

"Konkurrenca është shumë  shëndetshme!" Rama për kandidatët e PS-së: Nuk bënte sens që ata më të njohurit të qëndronin në listën e mbyllur

Lidhur me listat e PS-së Rama tha se nuk bënte sens që ata më të njohurit të qëndronin në listën e mbyllur.

7 Maj 2025, 21:15 Nga M.B
"Konkurrenca është shumë  shëndetshme!" Rama
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama komentoi sot konkurrencën me kundërshtarët politikë për zgjedhjet e 11 majit, por foli edhe për atë që njihet si lufta brenda llojit. Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama tha se kanë një konkurrencë të shëndetshme, e cila maksimizon mbështetjen. Lidhur me listat e PS-së Rama tha se nuk bënte sens që ata më të njohurit të qëndronin në listën e mbyllur.

"Konkurrenca është shumë  shëndetshme, sepse falë konkurrencës maksimizohet mbështetësja për partine. Por, nuk duhet të degradojë në sherre dhe të mos dalë në grushta, siç ju e treguat. Ata që kanë marrë mandate nga PS në të shkuarën, qoftë edhe një mandat në të shkuarën, janë ata të cilët duhet ta konfirmojnë mandatin e tyre në fushën e betejës.

Të gjithë e kanë mirëkuptuar këtë gjë, sepse nuk kemi hasur as një lloj rezistence në çdo aspekt. Në sensin cila është më e mira, kemi pasur diskutime, kemi vënë dhe opsionet në tavolinë dhe nuk bënte sens që ata që janë më të njohur të qëndronin në listën e mbyllur dhe ata që janë të rinjtë të shkonin në fushën e betejës me pak fjalë u bë një lloj harmonizim", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll