Politike

"Fjala çyryk nuk ka pasur asnjë keqkuptim!" Rama: Termi ishte për burrat lidhur me pikëpamjen politike sepse hidhen në kënetë

Rama shpjegoi kuptimin dhe kontekstin mbi të cilin e përdori termin “çyrykë”.

7 Maj 2025, 21:26 Nga M.B
"Fjala çyryk nuk ka pasur asnjë keqkuptim!" Rama: Termi
Edi Rama

FIER- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot gjuhën e përdorur në fushatë. Në një intervistë në emisionin “Real Story” Rama shpjegoi kuptimin dhe kontekstin mbi të cilin e përdori termin “çyrykë”. Ai theksoi se në platformën ‘Deputeti që duam” janë përzgjedhur disa kandidatura, por nuk mund të zgjidheshin aq shumë emra.

“Primaret vijën nga tradita amerikane dhe janë jashtë territorit dhe kulturës tonë. Deputeti që duam: Ne kishim 500 kandidatë që u seleksionuan, u shpërndqënë nëpër territori, morën detyrat e tyre, treguan veten e tyre dhe nuk mund teje akomodojmë 500 njerëz. Numri i tyre është i konsiderueshëm në raport me çfarë ka qenë herë e kaluar. Burrave iu kam lënë çyrykëve jo. Ishte krejt e shenjestruar, flasim për politikë dhe flasim për gjysmak politikë dhe nuk flasim për perona konkret që argëtohen si të tillë. E kanë kuptuar njerëzit këtë gjë.

Nuk ka pasur asnjë keqkuptim. Unë e thashë shumë qartë, se ne kemi shumicën e grave që mbështesin PS, që janë 56% e grave në të gjithë territorin dhe thashë tek burrat, më shumë  se gjysmat na mbështesin, por jam më pak se gratë, se gjysma tjetër janë çyrykë. Patjetër, nga pikëpamja politike, jo se nuk janë me ne, jo se nuk na votijën ne, sepse kjo do ishte e tmerrshme sikur edhe  ta mendoja këtë, por janë çyrykë, sepse hidhen në kënetë. Ata janë të rinj në ,oshë, por të vjetër në mendësi, por këneta është tjetër histori Kënata është tmerr”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll