Politike

"Kavaja është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës në të cilën ishte zhytur"/ Rama: Karakteristika e bufit dhe kënetës është që njerëzit i do nën hyqmin e vet

Gjatë fjalës së tij Rama tha se Kavaja është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës në të cilën ishte zhytur.

6 Maj 2025, 17:30 Nga E. D
"Kavaja është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e
Edi Rama

KAVAJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Kavajës, në kuadër të fushatës elektorale. Gjatë fjalës së tij Rama tha se Kavaja është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës në të cilën ishte zhytur. Rama gjithashtu nuk la pa ironizuar as Kryedemokratin Sali Berisha, duke thënë se karakteristika e bufit dhe kënetës është që njerëzit i do nën hyqmin e vet.

“Ne nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne nuk ka. Ky bulevard këtu nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën. Ky qytet ekzistonte, por nuk ishte ky qytet që është sot. Nuk besoj se dikush sado inat të na ketë, mos të na jap këtë hak që Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës, por edhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne, por nga ata të cilëve Kavaja u kishte dhënë mbështetje pa kushte për çerek shekulli.

Sot në Kavajë nuk ka një vend apo ndryshim që e bën këtë qytet shumë më tërheqës, mesdhetar, europian siç është ky territor këtu që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe të PS. Po shihja që pllakat janë zëvendësuar me beton, nuk i bëjmë ne këto. Sot jemi këtu për të folur për 11 majin, por përçmimi i dikurshëm dhe ajo ndjesia e tmerrshme e atyre që ja morëm Kavajës votën në mënyrën më pa kushte, është në fakt karakteristika e asaj kënete dhe bufi që njerëzit i do si specie nën hyqmin e vet dhe që asnjëherë nuk mendon sesi t’i ngrejë," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll