6 Maj 2025, 14:54
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i është përgjigjur letrës së kryeministrit Albin Kurti teksa ka propozuar qeveri të tranzicionit. Ky propozim vjen pas ftesës së Kurtit, për koalicionin LVV-LDK.
Abdixhiku shprehet se e ka të pamundur bashkëpunimin me Kurtin dhe se vendi është në krize te thellë institucionale. Ai shtoi se propozon nisjen e një procesi të ri me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicioni.
“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale… E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por sot vendi është në krize te thellë institucionale. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.
Abdixhiku tha se në zyrat e LDK-së është shqyrtuar letra dhe se fton të gjitha partitë që të jenë bashkë të ofrojnë zgjidhje. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një letre i ka kërkuar kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku që të krijojnë një koalicion. Kurti më parë e ka ftuar Abdixhikun të takohen dy herë por është refuzuar në të dy rastet.
Kryeministri më tej në letër shkroi se nevojitet marrëveshje politike ndërsa shtoi se votuesit e LDK-së preferojnë më së shumti koalicionin me LVV. Ai thekson se një takim mes tyre do të ishte më i mirë pasi duhet të flasin dhe t’i diskutojnë këto detaje si politikanë të pjekur që ndikojnë në të ardhmen dhe përparimin e vendit.
kurti abdixhiku
Politike
6 Maj 2025, 14:28
r.ll
bledion nallbati
KORÇË- Kandidati për deputet i koalicionit "PD-ASHM" në qarkun e Korçës, Bledion Nallbatit ka folur p&eu...
Politike
6 Maj 2025, 14:03
r.ll
pamje nga incidenti
KORÇË- Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Alti Nallbatin, v&e...
Politike
6 Maj 2025, 13:49
Fjori Sinoruka
ish-kryenegociatori, zef mazi ne qender
TIRANË- Premtimi i Edi Ramës për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri n&eum...
Politike
6 Maj 2025, 13:44
N.F
Xhemal Gjunkshi
TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paraqitur paradit&e...
Politike
6 Maj 2025, 13:25
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KORÇË-Materialet zgjedhore kanë mbërritur ditën e sotme në qarkun e Korçes. Materialet u ...
Politike
6 Maj 2025, 13:02
N.F
Xhafzotaj
DURRËS- Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndërsa aksionet e asfalteve elektorale vijojnë pandaluar. Raste t&eu...
Politike
6 Maj 2025, 12:55
r.ll
oerd bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ...
Politike
6 Maj 2025, 12:08
I.A
Chris LaCivita
TIRANË- Gazeta amerikane ‘Wall Street Journal’ i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve që do të mbahen në...
Politike
6 Maj 2025, 11:46
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se deri më tani janë 55 kal...
Politike
6 Maj 2025, 11:44
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka komentuar procesin e votimit nga jashtë, du...