Politike

Denoncoi në SPAK krimet zgjedhore të kryetarit të Bashkisë Dibër, Xhemal Gjunkshi: Janë përdorur asetet publike në kohën e fushatës zgjedhore!

Pas daljes nga SPAK, Gjunkshi theksoi se pavarësisht kallëzimit të bërë që më 25 prill, aktivitetet ndërtimore vazhdojnë, përfshirë punimet në ujësjellës dhe asfaltime.

6 Maj 2025, 13:44 Nga N.F
Denoncoi në SPAK krimet zgjedhore të kryetarit të Bashkisë
Xhemal Gjunkshi

TIRANË- Kandidati i PD-së për deputet në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi është paraqitur paraditën e sotme në SPAK. Gjunkshi ka shkuar në ambientet e SPAK për të depozituar një padi për kryetarin e Bashkisë së Dibrës, Rrahim Spahiu, si dhe për dy zyrtarë të tjerë.

Pas daljes nga SPAK, Gjunkshi theksoi se pavarësisht kallëzimit të bërë që më 25 prill, aktivitetet ndërtimore vazhdojnë, përfshirë punimet në ujësjellës dhe asfaltime. Sipas tij, kjo situatë tregon një mosrespektim të ligjit dhe një përpjekje për të ndikuar votuesit nëpërmjet presionit dhe shpërdorimit të burimeve shtetërore.

Ai akuzoi gjithashtu administratën lokale për ushtrim presioni ndaj qytetarëve dhe punonjësve të sektorit publik, duke përmendur kërcënime me vendet e punës dhe manipulime përmes ndihmës ekonomike.

“Të dy këta persona janë kapur në flagrancë duke përdorur asetet publike në kohën e fushatës zgjedhore. Këta kanë patur kohën e mjaftueshme që këtë rrugë ta ndërtonin për 12 vjet. Por sic ka ndodhur në gjithë Shqipërinë edhe në qarkun e Dibrës, infrastruktura lë për të dëshiruar.

Këta po bëjnë gjithçka që nëpërmjet përdorimit të asteve, nëpërmjet intimidimit të votuesve, nëpërmjet presionit të administratës publike në raport me vendet e punës, presion po ushtrohet për ndihmën ekonomike që po u jepet banorëve të Dibrës. Ajo është një ndihmë qesharake. Ka raste që është dhënë 16 mijë lekë ndihmë ekonomike për 5 anëtarë. Jam këtu për ti dhënë sot drejtuesve të bashkisë Dibër dhe për ti thënë qytetarëve të Dibrës se jam një zë i fortë i tyre”, tha ai

xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll